“Taksa e korrupsionit”, Gazment Bardhi: Rama, Balla, Veliaj, Ahmetaj, Xhaçka t’u kthejnë paratë shqiptarëve me anullimin e koncesioneve

Diel, 05 Prill 2020 14:59

“Taksa e korrupsionit”, Gazment Bardhi: Rama, Balla, Veliaj, Ahmetaj, Xhaçka t’u kthejnë paratë shqiptarëve me anullimin e koncesioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi nga qeveria t’u kthejë shqiptarëve taksën e korrupsionit, të anullojë koncesionet dhe jo të marrë masa qesharake si përgjysmimi i tremujor i pagës. Taulant Balla i bëri thirrje përfaqësesve të PD të ndihmojnë edhe ata duke lënë pagën.

“Kam një kërkesë për Taulant Ballën dhe gjithë shokët e tij.”- tha zoti Bardhi. - Nuk kanë nevojë të japin gjysmën e pagës, sepse ajo është një vlerë krejtësisht qesharake. Do të duhen t’u kthejnë shqiptarëve taksën e korrupsionit në këto 7 vjet. Taksa e korrupsionit është ajo qe ka marrë peng Taulant Ballën, Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe gjithë shokët e tij në parti. Është kjo taksë që i detyron këta të vendosin 3 milionë shqiptarë përballë 10 oligarkëve. Të kthejnë taksën e korrupsionit, të anullojnë koncesionet dhe t’u vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë. Qytetarët nuk mund t’i bëjë askush për budallenj, që ato pakot që ndan Olta Xhaçka, Taulant Balla, Erion Veliaj e me radhë, janë lekët tona, që blihen nga buxheti i shtetit apo dhurohen nga biznesi solidar. Nuk ka nevojë që pakot e blera me paratë e shqiptarëve, t’i shesin si ndihmë as Taulant Balla, as Erion Veliaj, as Okta Xhaçka.  Ndërkohë që strukturat tona, në bashkëpunim me biznese modeste lokale janë duke ndihmuar qytetarët, por nuk do të bëjmë kurrë shoë me të pamundurit. Nuk pozojmë me një shishe qumësht, një shishe vaj dhe një pako oriz me një person që këtë e ka bukën e përditshme. Këtë shoë të neveritshëm ua kemi lënë atyre që e bëjnë këtë propagandë të shëmtuar prej 7 vjetësh.”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë një interviste për News 24.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...