Shqipëria plaket 5 muaj më shumë, pasoja mbi skemën e pensioneve dhe shëndetësinë

Hënë, 06 Prill 2020 09:05

Mosha mesatare Shqiptarëve u rrit me 5 muaj vitin e kaluar, duke arritur në 37.2 vjeç. Në vitin 2011 kur u bë censi i fundit mosha mesatare e popullsisë së vendin tonë ishte 32,6 vjeç. Në 9 vite mosha mesatare e shqiptarëve u rrit me 4.6 vite.

Me këto ritme Shqipëria do kapë shumë shpejt moshën mediane të Europës. Sipas projeksioneve popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Aktualisht, kontinenti i Europës është më i vjetri, me një moshë mediane prej 42 vitesh, të cilën parashikohet që Shqipëria ta arrijë në harkun kohor të 11 viteve.

Italianët janë ndër popujt me moshën mesatare më të madhe të popullsisë në Europën mbi 45 vjeç. Në rajonin e Lombardisë ku vdekjet për shkak pandemisë së koronavirusit kanë qenë më të mëdha mosha mesatare popullsisë është mbi 47 vjeç.

Plakja e popullsisë rrit barrën e sëmundjeve duke ushtruar presion në sistemet shëndetësore, teksa për shkak të tkurrjes së lindjeve shpenzimet në arsim tkurren.

Skemat e pensioneve rëndohen nga për shkak të numrit të lartë të të moshuarve, në raport me kontribuuesit (popullsia në moshë pune).

Ndër shtetet europiane, Monako ka moshën mediane më të lartë, ku sipas një artikulli të World Economic Forum është 53.1 vite.

Në botë, vendet me moshën më të lartë mediane pas Monakos janë: Japonia me 47.3 vite, Gjermania me 47.1 vite, Italia me 45.5 vite dhe Sllovenia me 44.5 vite.

Pas Europës, kontinenti i Amerikës së Veriut renditet i dyti për sa i përket moshës mediane prej 35 vitesh. Ndër shtetet e kontinentit të Amerikës së Veriut, Kanadaja ka moshën më të lartë me 42.2 vite, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 38.1 vite dhe Meksika me 28.3 vite.

Në Australi, mosha mediane përllogaritet 33 vite, ndërsa në Amerikën e Jugut dhe në Azi rreth 31 vite, pavarësisht se në këtë të fundit, ndodhet Japonia e cila thyen rekord në kontinent për popullsinë e plakur.

Afrika është kontinenti me moshën më të re. Në Afrikë, thuajse 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç dhe 3% mbi 65 vjeç. Mosha mediane në kontinentin afrikan është 18 vjeç dhe shteti më i ri i globit është Nigeria me moshë mediane 15.4 vjeç..MONITOR

Modifikuar më Hënë, 06 Prill 2020 11:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...