Rritje e tmerrshme e dhunës në familje/ Kreu i OKB: Pasojë e izolimit nga koronavirusi

Hënë, 06 Prill 2020 19:04

Gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një njoftimi, OKB tha se prej nisjes së pandemisë, në shumë vende thirrjet për ndihmë ndaj dhunës në familje janë dyfishuar.  

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm I OKB-së tha: “Për shumë gra e vajza kërcënimi i dhunës ndjehet dhe aty ku ato supozohet të jenë më të sigurta, në shtëpitë e tyre. Ju bëj thirrje sot për paqe në shtëpi, në shtëpitë e të gjithë botës”.  

 

Në të njëjtën kohë Guteres shtoi se dhënësit e ndihmës për dhunën në famije janë të tejmbushur dhe me staf të pakët, prandaj kërkohet organizimi i grupeve lokale të mbështetjes dhe të strehave të dhunës në familje.  

 
 

“I bej thirrje të gjitha qeverive të bëjnë pjesë të planit të tyre të mbrojtjes nga pandemia, dhe faktorin e parandalimit dhe dëmshpërblimit të dhunës ndaj grave”, tha ai, duke kërkuar krijimin e rrugëve të ndihmës për gratë, pa vënë në dijeni abuzuesit e tyre, ose të krijimti të sistemeve të veçanta që këto gra të kenë akses në farmacitë ose dyqanet e ushqimit.  

 

Sipas raportimeve të medias raportimet në shërbimet online për dhunën shtëpiake janë shtuar në të gjitha vendet e globit duke nisur nga Kina, SHBA, India e të tjera.  

Australia ka raportuar një rritje prej 75% të kërkesës së ndihmës online ndërsa një ministër francez tha se rastet e dhunës shtëpiake ishin rritur më 32% që prej nisjes së krizës së epidemisë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...