“Ka mungesë informacioni”, Lubonja: Politika nuk është e unifikuar. Kryeministri do të demonizojë këdo që jep mendime të ndryshme

Hënë, 06 Prill 2020 19:18

Analisti Fatos Lubonja thotë se ka mungesë informacioni për situatën që po kalon vendi. E për shkak të kësaj mungese informacioni, sipas tij është e vështirë të bësh dhe analiza. Në një lidhje me News24, Lubonja deklaroi se ekonomia duhet rihapur pak nga pak.


“Duhen diskutuar ato fusha të ekonomisë ku duhet të hapesh, si bujqësia apo ato ku nuk ka grumbullim. Duhet parë si është ecuria e epidemisë dhe lidhur me epideminë do të isha më i sigurt për të dhënë një opinion sikur të isha më i sigurt në të dhënat që kemi ne për përhapjen në vendin tonë. Nuk kemi shumë siguri për shifrat.
Ka pasur një argument të rëndësishëm për të rezervuar numrin e testeve. Mund të jetë pozitiv apo negativ dhe mund të gabosh. Kjo ka të bëjë me sasinë e testeve që ke, sa ke mundësi të bësh një dy teste, tek kapacitetet që ke mjekësore për të bërë teste dhe tek kredibiliteti i testeve”, u shpreh Lubonja.

Sipas tij, një nga arsyet që është zgjedhur teoria që nuk duhen teste për të gjithë është se ne nuk kemi pasur, nuk kemi qenë të përgatitur.

 

“Ne jemi në një mungesë informacioni ndaj dhe qeveria Edi Rama i kanë mëshuar masave, mbylljes.
Kjo është çështja e parë që ne duam transparencë, çfarë ke bërë, çfarë kemi. Fakti që e ke sekret duket pak problematik. I vetmi arsyetim për sekretin është paniku, ndryshe s’ke pse e mban sekret. Çështja e dytë është korrupsioni por në këtë situatë që jemi është sekondare. Problemi është i kredibilitetit”, u shpreh Lubonja.

Ai theksoi se vendet që po e luftojnë më mirë kanë qenë ato që kanë bërë më shumë teste si Gjermania, Koreja e jugut. “Sa më shume njerëz të dish, se kush është i infektuar, aq më shumë ke mundësi të mbrosh pjesën tjetër të popullatës, duke i ndarë. Është pa sens të thuash që s’ka nevojë për sa më shumë teste. Pastaj, se sa ke specialistë, sa ke teste kredibël”, tha ai.

Sa i përket politikës, Lubonja e shikon jo të unifikuar, duke ia lënë barrën e përgjegjësisë kryeministrit Edi Rama.
“Nuk mendoj se politika është e unifikuar. Faktori një është kryeministri që përdor deklarata jo unifikuese. Kemi një kryeministër që tenton ta kapë vetë ai të eliminojë faktorin tjetër por eliminimi i faktorit tjetër krijon problem. Do të demonizojë këdo që jep mendime të ndryshme. Pashë dhe ekspertët, nuk jepnin mendime por ishin në një skenografi për të mbështetur qeverinë. Del km dhe flet në emër të të gjithëve se i përfaqëson ai të gjitha. Janë politika të këqija”, deklaroi Lubonja.

Ndërkohë për rolin e mjekut të familjes që nga sot do të bëhet pjesë e luftës kundër COVID-10, Lubonja solli eksperiencën e Italisë.

“Mjeku i familjes ka qenë shumë aktiv në Itali. Për fat të keq është ngritur problemi se mjeku i familjes ka qenë i brishtë, nuk ka qenë i mbrojtur, ka pasur dhe viktima tek mjeku i familjes. Përplasja e parë ka qenë tek mjeku i familjes pastaj mjeku i familjes drejtonte në kontrolle më të thella”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...