Deklarata për testimet/ Ogerta Manastirliu kapërcen çdo limit, i merr shqiptarët për idiotë

Hënë, 06 Prill 2020 19:42

Nndërkohë që në Shqipëri, si kudo në botë, po zhvillohet një debat i ashpër për testimin masiv të popullsisë si një zgjidhje ndaj koronavirusit, ministra e shëndetësisë ka dhën një përgjigje që i ka habitur të gjithë. Edhe këtu opozita dhe specialistët e pa politizuar po kërkojnë depistime në numër sa më të madh duke iu referuar thrrjes së Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) dhe përvojës koreano jugore se një gjë e tillë shpëton jetë.

Nga ana tjetër, me siguri për pamundësi financiare dhe furnizimi me teste Shqipëria ka bërë më pak se 200 teste në ditë (në ditët rekord) duke ndjekur politikën e testimit të vetëm atyre që kanë shfaqur shenja të rënda dhe të njerzve që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Pra besohet se për arsye monetare Shqipëria nuk e ka pasur të mundur ndjekjen e direktivës së OBSH. Por për këtë problem ministres Manastirliu s’ia ka bërë syri tërr për të bashkëngjitur të pa ngjitshmen. Ajo ka bërë njësh edhe politikën e OBSH edhe testet e pakta që kryejmë ne duke thënë se janë e njëjta gjë: “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim, testim, testim për çdo rast të dyshuar”, ka thënë Manastirliu.

E sigurtë se shqiptarët janë injorantë ajo thirrjes së trefishtë i ka shtuar edhe një detaj të vogël që ju mund ta shihni të theksuar me bold, gjë që e ndryshon krejtësisht thelbin e direktivës.

©Lapsi.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...