Mjeku kosovar: Ja çfarë i bën trupit koronavirusi, pse mushkëritë janë më të rrezikuarat

Tuesday, 07 Prill 2020 09:30

Mjeku kosovar, Besim Morina, ka thënë se përhapja e pandemisë Coronavirus, që bëhet përmes ajrit, kontakti i parë që bien janë organet e frymëmarrjes dhe lidhet në pjesë të ndryshme të organeve të frymëmarrjes dhe pikërisht aty e jep edhe efektin e vet.

Teksa ka folur për këtë virus, Morina për Ekonomia Online, u shpreh se kur mushkëritë kanë kontakt me këtë virus, bëhet edhe pezmatimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe indit të mushkërive.

“Ky është një virus i ri që nuk ka qenë më herët dhe tani ne jemi duke e njohur çdo ditë e më shumë, duke u bërë studime të shumta nga shumë grupe të shkencëtareve dhe çka është karakteristike e këtij virusi është që se bartet përmes ajrit, përkatësisht përmes pikëzave që dalin gjatë kollitjes, gjatë teshtitjes por nganjëherë edhe nga të folurit”.

“Dhe në momentin që ky shpërndahet përmes ajrit, kontakti i parë që bien në kontakt janë organet e frymëmarrjes dhe lidhet në pjesë të ndryshme të organeve të frymëmarrjes dhe pikërisht aty e jep edhe efektin e vet, pra pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe indit të mushkërive”.

“Pneumonia është pasojë direkte e veprimit të virusit dhe imunitetit që e lufton virusin, dhe pneumonia edhe pse nuk paraqitet te shumica e njerëzve por te ata që paraqitet e shfaq e një pasqyrë të rëndë klinike, çka ia rrezikon edhe jetën”, ka thënë Morina.

Por Morina thotë se ky virus në shumicën e rasteve nuk ndikon aq shumë tek njerëzit me imunitet të lartë.

Thotë se mund të kenë temperaturë, dhimbje fyti dhe pak kollitje të vazhdueshëm.

Por ndryshe ndodh tek të moshuarit dhe të personat që janë me sëmundje kronike.

“Në shumicën e rasteve, ky virus nuk jep sëmundje të rëndë, përgjithësi jep një sëmundje të lehtë ose mesatare, pra mund të jep temperaturë, dhimbje fyti dhe kollitje të vazhdueshëm”.

“Në rastet e caktuara, atëherë kemi një pasqyrë më të rëndë sesa te ata persona që i përmenda. Atëherë, kemi shfaqje të simptoma të shfaqur të një pneumonie virale, dyanshme, kurse në përqindje më të vogël, sëmundja mundet me qenë edhe kritike, pra që nevojitet në njësitet të trajtimit intensiv”.

“Ende janë duke e studiuar pse po ndodh. Një prej terreneve që po studiohet është se imuniteti tek moshat e vjetra dhe ata që kanë sëmundje kronike, vepron në mënyrë jo të rregullt, siç duhet të veprojë një virusi, dhe pikërisht ky virus po e shfrytëzon këtë çrregullim të orientimit të imunitetit”, ka thënë Morina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...