Si po përhapet koronavirusi në Tiranë

Tuesday, 07 Prill 2020 14:43

Tirana ka disa vatra infeksioni. Kështu ka pohuar për ABC News, Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH, këto vatra janë kryesisht familjare dhe nuk kemi transmetime komunitare.

Në fillim të epidemisë në vendin tonë, në dy javët e para, raportohet të ketë pasur grupime të lidhura me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit. Por, tanimë, sipas autoriteteve të shëndetit, vatrat janë histori në lëvizje brenda familjes.

“Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, janë kryesisht vatra familjare, nuk janë transmetime të gjëra komunitare. Në dy javët e para kemi pasur raste apo grupime të lidhur me një person që kishte udhëtuar, në ditët e fundit jo, por kryesisht vatra familjare”, tha Bino.

Nga ajo që është njoftuar deri më tani nga autoritet e shëndetit në vend, numri i të infektuarve në kryeqytet është 181.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar vetëm 6 raste të reja me koronavirus, prej të cilave katër ishin në Tiranë, një në Korçë dhe një në Elbasan. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...