Presidenti i Grupi Insig, Eurosig, Uba Bank Kadri Morina: Ndihma 12 mijë familjeve, Shoqatës së Jetimëve dhe Shoqatës "Vatra" në SHBA

E mërkurë, 08 Prill 2020 18:47

Nga Kadri Morina

Për shkak të COVID-19, Shqipëria dhe e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakon të mjaft të vështirë. Jetët njerëzore janë seriozisht të kërcënuara nga kjo pandemi, duke i bërë ata të izolohen në shtëpitë e tyre.

Ekonomia shqiptare është tkurrur si asnjëherë më parë dhe mjaft familje shqiptare janë përballur me vështirësie konomike për të siguruarjetesën nga COVID-19.

Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank kanë ndërmarrë një nismë për t’u qendrua rpranë mbi 12 mijë familjeve shqiptare, duke shperndare ndihma ushqimore dhe higjienike nga Tropoja ne Konispol.

Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank morën një vendim unik dhe ndezën motorët për të bërë atë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në një kohë rekord, të ndihmojnë njerëz në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Në një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha njësitë vendore, përhapja e këtyre ndihmave ka qenë shumë më e shpejtë se perhapja e pandemisë në të gjitha bashkitë e vendit.

Janë dërguar ndihma edhe për Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.

Gjithashtu janë akorduar 10.000 USD për Shoqatën Vatra në New York, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcënuar nga kjo pandemi.

Humanizmi i treguar nga Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank ka kaluar çdo parashikim jo vetëm të publikut të gjerë, por edhe atë që kishim menduar në fillim të gjithë kësaj nisme madhështore.

Bordi drejtues ka vendosur për të gjitha sigurimet 1-vjeçare, t’u jepet 1 muaj bonus përt’u ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj.

GRUPI u bën thirrje të gjithë klientëve të Eurosig, Insig dhe UBA Bank të na kontaktojnë për çdo problem apo shërbim që u nevojitet nga ana jonë. Jemi të gatshëm t’ua sjellim sigurimin që ju kërkohet në banesat tuaja.

Jemi pranë jush në këto momente të vështira për të përballuar së bashku COVID-19. Qëndroni në shtëpi dhe ruani distancat jashtë shtëpisë që ta mundim së bashku këtë armik të padukshëm.

Urojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe shqiptarët t’i kthehen normalitetit.

Zotii bekofte shqiptarët!

 

E.jpeg

eurosig foto4.jpeg

Modifikuar më E mërkurë, 08 Prill 2020 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...