Pasiguria e “sigurtë” e Komitetit të Ekspertëve të pandemisë!

E mërkurë, 08 Prill 2020 21:18

Nga Petrit Vasili-

Sot Komiteti i Eksperteve i grumbulluar me rastin e Pandemise se COVID-19 u shfaq me te paren deklarate pas javesh te tera qe Pandemia eshte kryefjala e vendit.

 

Ende misterioz, pasi ketij Komiteti nuk i njihet as perberja dhe as kush e drejton, ai paraqiti njeherazi siguri fatkeqesisht politike dhe pasiguri te dukshme te karakterit shkencor.

Eshte sigurisht nje kurajo tej cdo arsyeje,kapaciteti e mundesie shkencore ajo e marrjes se nje vendimi asimetrik ose thene troç kunder linjes se Organizates Boterore te Shendetesise qe imponon testim,testim,testim.

A eshte e mundur per Shqiperine te adaptoje nje strategji teresisht te vetën, origjinale dhe te ndryshme nga OBSH me keto kapacitete tekniko shkencore qe ka?

Pergjigja eshte qartesisht jo.

Aq me pak kjo Strategji “origjinale” mund te jete e sigurte dhe realiste, ne prani te varferise se te dhenave, pasi eshte e qarte per kedo, qe numri i te dhenave eshte jashtezakonisht i kufizuar dhe i paket.

Kesisoj Strategjia ” origjinale” shnderrohet thjesht ne nje amalgame hamendjesh me nje baze shume te varfer shkencore.

Epidemiologjia eshte shkece e lidhur ne menyre te pazgjidhshme me numrat e shifrat, jashte te cilave ajo shnderrohet ne nje qasje empirike, qe eshte e kunderta e shkences.

Ne nje pandemi mjaft atipike si kjo, arsyetimet dhe parashikimet pak a shume te sigurta mund te ndertohen vetem bazuar mbi shifra te bollshme e kuptimplote.

Edhe kur keto shifra jane te bollshme, procesi i analizes se tyre ne nje Pandemi te tille atipike eshte mjaft i komplikuar, kurse ne mungese te tyre, sic paraqitet situata e tyre ne Shqiperi, kjo analize behet i pamundur.

Komiteti i Eksperteve nuk mund te shnderrohet ne rrobaqepesin e kostumit pseudoshkencor per te justifikuar karencat e medha te qeverise ne veprine, ne sigurimin e logjistikes etj etj.

Thene cope, kur qeveria nuk siguron teste te bollshme, Komiteti s’mundet kurrsesi te krijoje alibi antishkencore e te justifikoje qe sikur edhe kaq fare pak sa behen qenkan te mjaftueshme.

Apo kur ne mungese te maskave mbrojtese ekspertet te shfaqeshin ne menyre kontradiktore duke thene here qe ka vlere perdorimi i tyre e here jo, apo me keq akoma te mbyllnin syte perpara perdorimit te maskave te skaduara.

Komiteti nuk eshte shfaqur asnje here publikisht ku te tregonte arsyet teknike te ndryshimit te regjimit te kufizimit te levizjes se qytetareve ashtu sic komitetet shkencore kane bere ane e nbane botes.

Komiteti nuk u shfaq asnje here lidhur me qendrimin e tij per protokollet e reja, qe do duhen adaptuar per trajtimin e pandemise.

Shfaqja e Komitetit si apendiks i politikes dhe dhenia e sigurive, qe kerkush nuk ka guxuar ti jape neper Europe dhe bote, e kompromenton per fat te keq rolin e tij.

Pikerisht sot kur OBSH apelon serish per shtrengimin e kufizimeve, Komiteti flet per uljen e kufizimeve pa dhene asnje arsye te besueshme shkencore per kete.

Komiteti ka nje kurajo vertet te frikshme kur duatroket strategjine dhe nxjerr bile konkluzione per suksesin e perballimit te pandemise.

Trefishimi i rasteve te reja brenda 24 oreve nga 6 raste ne 17 raste duhet te ishte nje moment reflektimi dhe jo nje moment per te dhene konsiderata politike nga ana e Komitetit, qe erreson kesisoj edhe pjesen pozitive te punes se tij.

Modestia e te gjithe opinionit shkencor boteror per te mos dhene konkluzione nderkohe qe Pandemia perparon kontraston fort me kurajon qesharake te Komitetit per te vetevleresuar e veteduatrokitur veten.

Ndaj sugjerimi dashamires per Komitetin eshte qe ai te cfaqet vazhdimisht, te ndaje ai vete vleresimet me publikun dhe pyetjet e ketij te fundit, te jete trasparent dhe te mos jete i varur nga hallet e kryeministrit, i cili i perdor e i shperdor ata.

Vetem Integriteti shkencor dhe vetepermbajtja mund te prodhoje siguri per qytetaret e kunderta prodhon pasiguri dhe rreziqe te shtuara per ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...