Kriza e koronavirusit, BB nxjerr shifrat: Këtë vit Shqipëria do të humbasë 1,4% të PBB-së

Premte, 10 Prill 2020 08:02

Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e Europës dhe Azisë Qendrore.1540994168_bankaboterore780x439

Shkak për këtë do të bëhen ndalimi i udhëtimeve si dhe masat e marra për parandalimin e përhapjesë së koronavirsuit në vend.
“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Banka Botërore thotë se nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.

“Rindërtimi por edhe rimëkëmbja e turizmit mund ti japin një shtysë të fortë aktivitetit ekonomik të vendit”.

Borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Edhe varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind, por gjithcka varet nga kohëzgjatja e masave kundër covid, pasojat në punësim dhe në të ardhura.

Nëse COVID-19 zgjat deri në tremujorin e dytë të 2020 ose kthehet në 2021, efektet negative mbi kërkesën pritet të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdojnë.

Likuiditeti i konsiderueshëm në sektorin bankar vendas mund të lehtësojë rreziqet e menjëhershme të financimit, ku pjesën më të madhe e financimit të brendshëm e kapin investimet e sektorit privat, thuhet në raport.

Kërkesa e dobët globale e reflektuar në çmime më të ulëta të mallrave dhe një rënie e vazhdueshme e çmimeve të naftës gjithashtu do të godasë industrinë nxjerrëse të vendit, me pasoja të rëndësishme fiskale dhe ekonomike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...