SKANDAL me shqiptarët/Shqipëria nuk i do, Greqia i gjobit 1900 euro

Premte, 10 Prill 2020 10:18

Në pikën kufitare në Kakavijë, përveç personave që ndodhen në “tokën neutrale”, janë shtuar edhe 10 persona të tjerë që presin për të hyrë në Shqipëri.
2 persona kanë marrë gjobë pasi kanë thyer afatin për qëndrimin në zonën Shengen.
ABC News raporton se mesditën e djeshme, shteti grek ka gjobitur më 1900 euro dy qytetarë shqiptarë që kanë thyer zonën Shengen. Ndërsa për të tjerë është dhënë masa 150 euro për shkak se kanë thyer kushtet e karantinës.
Ndërkohë qytetarët, të cilët u transferuan në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, hoteli i ka ofruar 45 dhoma për t’u ardhur në ndihmë për 14 ditët e karantinës. Ata kanë deklaruar se e kanë të pamundur të financojnë pasi ata janë shprehur se të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme. Pas analizave që kanë bërë, ata kanë rezultuar negativ

Login to post comments