Shehu: Ka ardhur momenti i testimit imunologjik, hapja e karantinës të bëhet gradualisht

Premte, 10 Prill 2020 19:07

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se në Shqipëri ka ardhur momenti që të bëhet testimi imunologjik i popullsisë. Në një intervistë për Ora News, Shehu tha se kjo është strategji e përcaktuar nga OBSH dhe që po ndiqet në shumë vende të botës.

Testimi imunologjik tha Shehu bëhet me një kosto shumë të ulët dhe në të gjithë laboratorët e vendit.

Sipas Shehut hapja e karantinës duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me urdhër qeverie.

Tritan Shehu: Ka një orientim të qartë të OBSH që thotë në këtë fazë që jemi duket të dalim faza pasive e përballje me virusin dhe duhet të futemi në fazën aktive të saj, që është test, identifikim, izolim, mjekim dhe do na çoje gradualisht në këtë mënyrë në përcaktimin e vatrave dhe pastaj drejt hapjes së karantinës gradualisht, jo në mënyrë aventureske, jo me urdhra qeveritare, por me strategji të bazuar në atë të OBSHKjo behet shumë thjesht dhe me një kosto shumë të ulët. Sot kostoja më e lartë e testeve të tilla për këtë gjë është 7-7.5 dollarë për kite. Kjo bëhet në të gjitha laboratorët e Shqipërisë, sepse nuk ka nevojë për PCR, nuk ka nevojë për elementë speciale dhe të përcaktohet niveli i imunizimit. Gjermania, nga e hëna do të kapërcejë numrin e testeve deri në 500 mijë në javë dhe do të fillojë fushatën për një identifikim horizontal të popullsisë për nivelin e imunologjisë dhe pastaj do të fillojë hapjen graduale të karantinës. Greqia e ka ndarë vendin në 500 zona, ka krijuar 500 grupe ad hoc që do të bëjnë testimin e popullsisë përpara se të vendosin masa të tjera. Kjo do të bëhet edhe në SHBA, ku ka filluar investigimi horizontal për të dy elementët edhe për elementin me tampon, edhe për atë më gjak, përpara se të marrin vendime të tjera. Ne i bëjmë gjërat në mënyrë aventureske, marrim vendime që asnjëri nuk mund të thotë ku do na çojnë nesër. Shqipëria është vendi me testim të ulët në Botë dhe nuk ka marrë asnjë përgatitje deri më sot për të filluar testimin imunologjik, i cili është shumë i rëndësishëm veçanërisht në fazën që ne jemi, përpara se të bëjmë hapjen e karantinës. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...