Tabaku: Ndihma ekonomike e qeverisë, diskriminuese dhe larg çdo standardi të rajonit

Premte, 10 Prill 2020 22:16

Në një lidhje live me Ilva Now, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi diskrimunese dhe jashtë çdo standardi të vendeve të rajonit, paketën ekonomike të propozuar nga qeveria për të përballuar krizën e krijuar nga COVID-19.

Sipas Tabakut, në një vend me buxhet 4 mld euro si Shqipëria, të caktosh një paketë ekonomike 18 mln euro për tre muaj ku do të përfshihen kaq shumë kategori është tërësisht e pamjaftueshme.

 

“Kriza është më e rënda e këtyre viteve të fundit, ndërkohë që Shqipëria do të preket më shumë se kriza e 2009. Nëse në 2009 kishim një treg të mbyllur, kjo do të jetë një krizë konsumi. 18 ml euro për 3 muaj është e pamjaftueshme për të gjithë. Nga ana tjetër kriteri që po përdoren janë diskriminuese. Duke qenë se fondi është 18 mln euro për tre muaj, tatimet po skualfikojnë  një numër të madh biznesesh që po aplikojnë”, tha ajo.

 

Ajo tha se PD ka qenë e qartë dhe konkrete në kërkesat e saj.

 

“Së pari të rritet fondi. Paketa të zgjerohet për të gjithë sektorët. P.sh, agjencitë e udhëtimit nuk janë të mbyllura, por nuk kanë fare punë në këtë periudhë, taksistët janë në listën e aktiviteteve që lejohen, por nuk kanë aktivitet. Me të gjitha kategoritë, kemi 30 mijë biznese të vogla, ndërkohë që në fakt janë 120 mijë. Nuk përfshihet biznesi i madh, bujqësia, pra janë lënë jashtë skemës 90 për qind të bizneseve. Qeveria duhet ta kuptojë se zgjidhja e vetme ëshët buxheti i shtetit”, tha znj. Tabaku.

Ish-deputetja u shpreh se PD ka folur gjithmonë me shifra në propozimet e veta, ndërsa qeveria sipas saj po flet vetëm në ajër.

“Paketa 18 mln euro ështw më e turpshmja në botë në këtë situatë. Të paktën ato që i kopjojnë, t’i kopjojnë tamam. Familjet me ndihmë ekonomike kanë nevojë për ‘cash’, jo për vaj dhe sheqer. Stimulimi i shpenzimeve mund të rikthejë pak nga pak veprimtarinë në ekonomi. Është e nevojshme të fillojë të përdoren produkte shqiptare për të stimuluar prodhimin vendas”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...