Vasili: Gjithmonë i gatshëm të përfshihem në luftën anti-Koronavirus, pengesa e vetme Edi Rama

Premte, 10 Prill 2020 22:30

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili është mjek në profesion, shpreh edhe një herë gadishmërinë e tij për t'iu bashkuar luftës kundër Koronavirusit, por sipas tij pengesa e vetme është kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se, që më datë 22 shkurt, kur Shqipëria nuk kishte ende asnjë rast me COVID-19, ai përmes një deklarate publike pat shprehur gadishmërinë e tij për të kontribuar në këtë luftë.

"Gadishmeria jone eshte refuzuar nga Edi Rama dhe çdo pergjegjesi bie vetem mbi te!

 
 

Sqarim per te gjithe te verbuarit nga servilizmi.

 

Qe ne 22 shkurt 2020 publikisht, ne Konference Shtypi nga selia e LSI, ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk kishte asnje rast me coronavirus, kam shprehur gadishmerine time personale per te dhene kontribut per perballimin e pandemise.

Por kjo gadishmeri eshte refuzuar nga nje qeveri e shurdher, aprofesionale dhe arrogante.

Megjithate propozimet tona kane vazhduar, ato kane qene thellesisht profesonale, kane qene pa fund dhe ne se do te degjoheshin do te kishim nje administrim krejt tjeter te pandemise, plotesisht profesional dhe efikas, ne te mire te shendetit te qytetareve dhe te ekonomise se vendit.

Ne respekt te fakteve dhe te se vertetes po ju risjell deklarimin publik publik te dates 22 shkurt 2020 :

"Vullneti i të gjithë njerëzve të shëndetit publik përfshirë personalisht dhe mua si të interesuar meqë kam dhënë kontribute jo të vogla në këtë fushë do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një gjë që ka të bëj me të mirën e shqiptarëve dhe sot është koha për të drejtuar gishtin nga epidemia dhe jo për të drejtuar gishtin nga njëri tjetri pasi na duhet që ta kalojmë pa asnjë problem sikurse më shumë sukses kemi bërë dhe në të shkuarën".

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...