Lirohet nga qelia pas disa muajsh ish-shefi i Burgut të Durrësit, qëlloi për vdekje një shtetas

Saturday, 11 Prill 2020 16:16

Gjykata e Kavajës ka liruar nga burgu ish-shefin e Sigurisë së Brendshme të Burgut Durrës, Bledar Toçi.

Ky i fundit u arrestua pasi qëlloi për vdekje në banesën e shtetases Marsida Qatja në Kavajë, shtetasin Dritan Hoxhalli.

Toçi, mësohet se është është liruar me detyrim paraqitje dhe duhet të paraqitet dy herë në muaj në gjykatë.

Nuk ka ende informacion se në ç'rrethana është liruar Bledar Toçi, për një krim të tillë të rëndë, ku mbeti edhe vetë i plagosur rëndë. 

Login to post comments