“Kemi besim se do jetë i suksesshëm”, shkencëtarët e Oksfordit optimistë: Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati brenda…

Saturday, 11 Prill 2020 19:07

Një nga ekipet më prestigjioze të shkencëtarëve të botë, ai i Oksfordit, është shumë optimist se do të ketë gati një vaksinë kundër koronavirusit deri në muajin shtator. Brenda dy javësh, ekipi fillon testimin e produktit të tij te njerëzit, për të cilin drejtuesja e shkencëtarëve ka shumë besim se do të jetë i suksesshëm.

Sarah Gilbert, profesore e Vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, i tha gazetës “Times” të shtunën, se ajo është 80% e sigurt se vaksina do të funksiononte dhe se mund të jetë e gatshme deri në shtator. “Ekspertët kanë paralajmëruar publikun se vaksinat zakonisht duan vite për t’u zhvilluar dhe një vaksinë për koronavirusin mund të kërkojë nga 12 deri në 18 muaj kohë. Sidoqoftë, në rastin e ekipit të Oksfordit, nuk është thjesht një gjueti dhe çdo javë që kalon ne kemi më shumë të dhëna”.

Ekipi i Gilbert është një nga dhjetëra ekipet në të gjithë botën që punon mbi një vaksinë dhe është më i përparuari në Britani, shkruan “Times”. Ndërsa Britania duket se do të fillojë javën e katërt në mbyllje, një vaksinë mund të jetë thelbësore në lehtësimin e masave dhe kthimin në jetën normale. Gilbert tha se testimet te njerëzit do të fillojnë në dy javët e ardhshme.

Vërejtjet e saj erdhën ndërsa numri i vdekjeve nga virusi kaloi më shumë se 100,000 globalisht.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka filluar rimëkëmbjen e tij pas një qëndrimi disaditor në kujdesin intensive. Ndërkohë, Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, paralajmëroi se pret që numri i vdekjeve të rritet akoma për disa javë të tjera.

Për prodhimin e miliona dozave me vaksinat e nevojshme mund të duhen muaj. Gilbert tha se ajo është në diskutime me qeverinë britanike në lidhje me financimin dhe fillimin e prodhimit para se të dalin rezultatet përfundimtare, duke lejuar publikun të vaksinohet menjëherë nëse vaksina testohet funksionale. Ajo tha se suksesi deri në vjeshtë ishte “shumë i mundshëm nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...