“Të gjithë mund të flemë të shëndetshëm, e sëmurë të zgjohemi”, ambasada amerikane publikon poezinë prekëse

Saturday, 11 Prill 2020 19:59

Ambasada amerikane ka publikuar një video mesazh, me një poezi të krijuar rreth situatës që ka shkaktuar Covid -19.

Mesazhi i poezisë është vërtet prekës.

 

“Të gjithë mund të kollitemi, dhembje koke mund të kemi
Gjithmonë do të ketë arsye për çdo zemër fort të thyer
Se kështu e ka jeta, në je i bardhë apo i zi
Të gjithë mund të flemë të shëndetshëm, e sëmurë të zgjohemi”, është një fragment i saj.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ky video-mesazh rreth #COVID19 është ideuar dhe realizuar nga një grup ish pjesëmarrësish në Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar “Promovimi i ndryshimit shoqëror përmes arteve”. Pjesëmarrësi nga Shqipëria, Z.Roland Hysi, bashkë me kolegët dhe miqtë e tij Alumni kanë përcjellë një mesazh rreth #COVID19 në formën e nje poezie të krijuar nga një prej pjesëmarrësve në program. Në suazë të bashkëpunimit midis Alumni, një tjetër ish-pjesëmarrëse në një prej programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit Zj. Brunilda Kondi e ka sjellë këtë poezi në gjuhën shqipe. Lexojini të dyja versionet mëposhtë.

POEZIA NE SHQIP

Poezi nga by Dike Chukuwumerije
TË GJITHË KOLLITEMI

Të gjithë kollitemi, të gjithë qeshim
Të gjithë vështrojmë përreth, e ndonjëherë biem në dashuri
Të gjithëve na rrjedhin hundët, të bardhë apo të zinj qofshim
Të gjithë të shëndetshëm mund të flemë, e sëmurë të zgjohemi

Çdo zemër dhemb, dhimbje koke mund të kemi
Ata që humbasin nënën, edhe shumë më fort e ndiejnë
Të gjithëve na dhemb fyti, në Veri a Jug të jemi
Të sëmurë mund të zgjohemi edhe pse të shëndetshëm flemë

Kur lëngojmë të sëmurë na duhet të shpresojmë
Se një tas supë dikush do të na e sjellë
Se s’do të dergjeshim vetëm në shtratin e etheve
E lutemi rrethuar nga të dashurit të shuhemi

Me aftësinë e rrënjosur në një vend kaq të vjetër sa dhëmbi dhe kthetra
Të vjetër sa edhe ajo që trashëguam nga paraardhësit tanë
Njeriu i mbijetoi përmbytjes, masakrës dhe murtajës
Rrënjosur në faktin se ne jemi kafshë shoqërore

Buzëqeshja shëron, një tundje koke zemrën e thyer kuron
Përshëndetja largon dëshpërimin, shpirtit shpresën i rikthen
Kur biem, si mburojë prej mishi familja rreth na qëndron
E flakë në shpirtin luftarak brenda nesh nxit, krijon

Rrënjosur në duart që njëra-tjetrën mbërthejnë në lutje
Një dorë e vendosur lehtë në shpatull na qetëson
Një fjalë mund ta shërojë dhimbjen e thellë shpuese
Ndërsa dashuria na jep forcë të vazhdojmë jetën tonë

Prandaj, mbylluni, por dritaret hapur mbajini
Mos e kapërceni me frikë rrugën sa herë më shihni të vij
Sytë janë të lirë të shkojnë përtej distancës sociale
Shikimi i dashurisë e ndal virusin, s’ushqen përhapjen e tij

Lutemi, izolohuni, por jo nga e juaja dhembshuri
Jo nga gjykimi i shëndoshë, e përbashkëta rrethanë
Nuk ka “ne” apo “ata”, s’shpëton dot veten ti
Në s’mendon si të ruash edhe tjetrin që ke pranë

Të gjithë mund të kollitemi, dhembje koke mund të kemi
Gjithmonë do të ketë arsye për çdo zemër fort të thyer
Se kështu e ka jeta, në je i bardhë apo i zi
Të gjithë mund të flemë të shëndetshëm, e sëmurë të zgjohemi

Login to post comments