Shifra në rritje/ Rreth 2 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Diel, 12 Prill 2020 08:51

Shifat e personave që kanë humbur jetēn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.


Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje.

Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona.

 

Kujtojmë se SHBA renditet dër vendet me numrin me të madh të viktimave, rreth 20 mije. Ndërkohë që ka të prekur gjithësej 530 mijë e 384.

Sakaq, pas SHBA-së vjen Spanja me 163 mijë e 27 raste si dhe Italia me 152 mijë e 271 raste.

Login to post comments