Edi Rama telefonon Piperon: Si je mor burrë? Duhet të fillojmë sa më parë uljen e kurbës!

Diel, 12 Prill 2020 09:30

Kryeministri Edi Rama, ka telefonuar sot në mesditë, doktorin e famshëm të infeksioneve dhe viruseve bashkë, zotni Pëllumb Piperon.

Sipas korespodentit të rubrikës tonë “Tej e këtej”,  biseda zgjati disa minuta dhe ne po e riprodhojmë atë të plotë:

 

Edi Rama: Profesor, si je mor burrë? Si po kalon? Ç’është kjo kohë e çmendur? Na thuaj ndonjë gjë mor burrë!

Doktor Pipero: Ç’të të them zoti kryeministër?! S’di çtë them… Jam pak i tronditur, më zure ngushtë me këtë telefon. Të them të drejtën nuk e prisja… Të falenderoj shumë dhe mos më pyet çfarë mendoj! Ju i keni menduar kaq mirë të gjitha gjërat, sa mua nuk më mbetet gjë tjetër… S’di ç’të them.

 

Edi Rama: Jo, jo, profesor, mos mendo kështu! Unë e respektoj shumë zërin e ekspertëve, sidomos të atyre që janë profesionistë të lindur! I thashë ministres, Ogertës, punën e kurbës së koronavirusit, lërja doktor Piperos, i thashë. E di profesori ç’ti thotë popullit dhe si duhet të sillemi me kurbën! Le të vendosë ai, kur duhet të ngrihet, kur të arrijë pikun e vet dhe kur duhet të fillojë ulja…

Doktor Pipero: Më tha pak Ogerta, zoti kryeministër. Me kurbën do të merresh ti, më tha. Kështu ka urdhëruar ai lart… Të falenderoj zoti kryeministër për besimin, të falenderoj shumë. Që kur më tha Ogerta, unë me kurbën jsm marrë dhe po merrem. Dëgjoj çfarë thua ti dhe të gjitha ja përshtas kurbës. Në çdo emision që kam shkuar, sidomos tek Fevziu, e kam përshtatur kurbën me mendimet e tua…

Edi Rama: Tani profesor, kurba ka mbërritur në majë apo jo, pra e kemi kapur pikun? Fola pak edhe me Gjinushin e Akademisë. Edhe ai ka mendimin, që piku është arritur dhe duhet të fillojë rënia.

Doktor Pipero: Si urdhëron zoti kryeministër, e kemi kapur pikun! Tani jemi në majë.

Edi Rama: Pra profesor, tani jemi në majë thua ti. A mund të lëvizim disa ditë horizontalisht, pra, kurba të ecë drejt, pa u ulur? Në sheshllëk, si të thuash…

Doktor Pipero: Patjetër zoti kryeministër! Kur është në sheshllëk, mund ta lëvizësh sa të duash horizontalisht. Ka tolerancë sa të duash…

Edi Rama: Mirë, atëherë profesor, pasi unë të zbut masat këtë të hënë, ti mendon që është mirë që ta lëmë kurbën, të ecë ca ditë horizontalisht? Dhe pastaj nga fundi i javës, e premte ose e shtunë, i futim një zbritje të lehtë, por jo vertikalisht, pjerrtas, them unë.

Doktor Pipero: E kam menduar këtë gjë, zoti kryeministër. E ceka edhe dje pak, tek Çani. Kemi arritur në majë thashë dhe tani do të lëvizim në sipërfaqje të sheshtë. Pastaj, zbritjen e kemi plotësisht në dorë, mund ta nisim kur të duash.

Edi Rama: Nga fundi i javës profesor! Është momenti më i mirë, mendoj unë.

Doktor Pipero: Mos e vrit shumë mendjen këtu! U tha, u bë! Edhe po t’u kthye mendja, manovrojmë me mutacionin. Virusi ka pësuar mutacion themi dhe veprojmë si ta mendosh më mirë. Mos e vrit mendjen!

Edi Rama: Rrofsh mor burrë, rrofsh! Dhe tani, më fal Pipero, të dalim pak nga tema. Si mendon ti profesor, e kam menaxhuar dhe përballuar më mirë unë, apo shtetet e mëdha, këtë luftë?

Doktor Pipero: Çfarë thua zoti Rama?! Shtetet e mëdha po shkojnë për lesh. E pe atë Boris Johnsonin e Anglisë? I doli përpara koronavirusit dhe e përqafoi, siç bënte me të fejuarën. Përballim më të madh se ky që keni bërë ju, nuk ka bërë njeri, tani jo e jo, por as në kohën e kolerës, nuk ka ndodhur.
Por më mirë zoti kryeministër, ke bërë menaxhimin ekonomik, me një zgjidhje perfekte dhe origjinale. Ke gjetur vendin e parave, bankat dhe i nise bizneset për atje. Mirë bëre! Fundja bankat, për një ditë të zezë janë. Ndërsa në vendet e tjera, i kanë bërë buxhetet e shtetit trokë, që të bjerë miu, bëhet copë copë, zoti kryeministër.

Edi Rama: Profesor, si mendon do të largohet këtë verë ky dreq, apo jo?

Doktor Pipero: Sigurisht zoti kryeministër. Në verë do të zhduket!  Shenjat e zhdukjes do t’i japë dy javë para verës…

Edi Rama: E sigurt Pipero ë?

Doktor Pipero: Plotësisht e sigurtë! Vetëm po pësoi ndonjë mutacion, se verës nuk i dihet, është një stinë e poshtër me shumë mutacione vera…

Edi Rama: Mutacion thua ë? Domethënë, punë muti po pësoi mutacion, thua?

Doktor Pipero: Po edhe po pati mutacion zoti kryeministër, me këtë mbyllje që keni bërë ju, me sukses do të dalim…

Edi Rama: Po për këto testet, ç’mendon Pipero? Më çmendi edhe kjo opozita, teste, teste, teste, thotë… Si thua, t’i shtojmë?

Doktor Pipero: Në asnjë mënyrë, zoti kryeministër! Ka vende, që s’kanë bërë fare teste dhe janë për mrekulli. S’kanë asnjë të prekur.

Edi Rama: E bukur profesor. Asnjë të prekur ë? Po si ka mundësi?

Doktor Pipero: Po ka mundësi, sepse nuk kanë bërë asnjë test, zoti kryeministër.

Edi Rama: Profesor, kam edhe një kërkesë të vogël. Mos ma merr për keq. Të kam parë që del gjithmonë në çdo televizion, me një pikturë, një vazo me lule mbrapa. A mund ta heqësh profesor, të lutem?! Dukesh si fshatar me atë vazo.

Doktor Pipero: Po atë kam, zoti kryeministër. Ka shumë ngjyra brenda dhe jep shpresë…

Edi Rama: Lëre more shpresën, të lutem profesor, hiqe atë mut pikture, se është aq banale, sa më duket sikur e ka pikturuar Ilir Meta! Kupton?

Doktor Pipero: Dakord zoti kryeministër, po e heq.

Edi Rama: Hiqe, hiqe mor burrë! Pa merak, se po të dërgoj unë një skulpturë të Zahos.

Doktor Pipero: Rrofsh zoti kryeministër! E pashë një skulpturë të Zahos, kur dole tek Çani, ja tregove dhe popullit. E ka bërë Zahua, the. E heq dera, thashë me vete. Zaho i paska ngjarë Kristaqit të madh, si skulptor.

Edi Rama: Ta dërgoj unë mor burrë. Vetëm hiqe atë vazon e Ilir Metës, aman! Të fala të gjithëve dhe të lutem shumë mos harro kurbën, fillimi i uljes është shumë i rëndësishëm…

Marrë nga TPZ.al

Login to post comments