MSH jep të dhënat: 13 raste të reja me COVID-19. Shkon në 446 numri i të prekurve në total

Diel, 12 Prill 2020 11:38

Ka shkuar në 446 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë përditësimit të sotëm nga ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 13 raste të reja.


Në një dalje publike për mediat, specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi, bëri me dije se deri më tani nga personat e shëruar ka pasur nga të gjitha grupmoshat.

Po ashtu mësohet se në spitalin Infektiv janë 41 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 në terapi, 2 prej tyre të intubuar. Ndërkohë pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, COVID 2, janë të shtruar 8 pacientë, 6 në terapi dhe 5 të intubuar.

Aktualisht deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.

NJOFTIMI I MSH
Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Siç duket në grafikun e shpërndarjes të të shëruarve sipas grupmoshave, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

 
 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 215 raste
– Durrës 41 raste

 

– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 57 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Login to post comments