Dy spitalet 'COVID' bosh/ Afro 2/3 e të prekurve mbeten në shtëpi

Diel, 12 Prill 2020 20:46

Në datë 11 prill ministria e Shëndetësisë deklaroi se në dy spitalet COVID ishin të shtruar 60 pacientë dhe të shëruar 15. Pra, në Spitalin Infektiv dhe në Spitalin 'Shefqet Ndroqi' duhej të ishin 45 të shtruar.

Por në datën 12 prill, po Ministria e Shëndetësisë, do të deklaronte se janë të shtruar 49 pacientë. Pra, nga 13 rastet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit janë shtruar vetëm 4 të prekur; vetëm 3 pacientë te Spitali Infektiv dhe vetëm 1 pacient te Spitali “Shefqet Ndroqi”’, ndërsa 9 të tjerët i kanë lënë të shërohen në shtëpi, ndonëse të dy janë praktikisht bosh, shkruan "Faktor.al".

Dhe kuptohet pse nuk bëjnë teste.

Një tjetër gënjeshtër e madhe është Strategjia e gjurmimit të rasteve.

 

Duket se nuk ka gjurmim të rasteve, se ato duhet të ishin në progresion Gjeometrik, por nuk janë ashtu…

Sipas shifrave zyrtare që përcjell Ministria e Shëndetësisë, deri tani në vendin tonë janë infektuar me COVID-19 446 persona, ndërsa 23 kanë humbur jetën.

Login to post comments