Si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë të intubuar

Hënë, 13 Prill 2020 11:39

Nderkohe qe ne vend numri total i te prekurve me koronavirus eshte rritur vetem sot me 21 raste te reja, ne dy spitalet COVID vijon beteja me semundjen per sherimin e pacienteve qe jane te shtruar.

Ministria e Shendetesise ben me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.Infektivi-pacientët-koronavusi (6)

Nderkohe sipas Ministrise, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë”- tha drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, teksa dha te rejat me te fundit te situates se koronavirusit ne vendin tone.

Login to post comments