Këngëtari i njohur shqiptar dhuron 5000 euro për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19

Hënë, 13 Prill 2020 13:03

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka dhuruar 5000 euro për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

Tahiri bëri lajmërimin me anë të një postimi në Instagram, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit kosovar Albin Kurti për të dhënë donacione për të fituar betjën ndaj koronavirusit.

Donacioni prej 5000 eurosh do të shkojë për fondin e shtetit.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi të dashur njerëz!

Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti!

Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!

Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!

Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare!

I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”

Login to post comments