Italia nuk gjen qetësi, rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19, mbi 100 të vdekur më shumë se dje

Hënë, 13 Prill 2020 18:20

Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.


Autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 566 të vdekur, duke shënuar kështu mbi 100 viktima më shumë se një ditë më parë, ku ishin 427 viktima.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar pozitivë me virusin vdekjeprurës 3153 raste të reja.

Në total numri i viktimave në Itali nga COVID-19 ka shkuar në 20 465, ndërsa janë infektuar mbi 159 mijë persona, duke e bërë kështu Italinë një ndër vendet më të goditura në botë nga ky virus.

Login to post comments