Ftesa për opozitën/ Basha, Ramës: Shmang retorikën politike, fokusohu te prioriteti i qytetarëve

Hënë, 13 Prill 2020 21:18

Në një lidhje direkte për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", kryetari i PD, Lulzim Basha shfrytëzoi rastin për të kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika politike dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve.

 

"Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi", tha Basha.

 
 

Më pas kryedemokrati përsëriti apelin e tij për sa më shumë testime: "Të paguhet më shumë sot për stafin mjekësor, për policët, ushtarët, kamionistët, furnizuesit, shitësit, edhe mediat që është në terren dhe një hetim epidemiologjik të vërtetë, Ajo që dimë është se, nuk ndodh kjo. Dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit"

Login to post comments