Basha: Të dyja paketat e Shqipërisë janë më pak se ndihma e Kosovës. Problem, pabesueshmëria e qeverisë  

Hënë, 13 Prill 2020 22:32

Basha: Të dyja paketat e Shqipërisë janë më pak se ndihma e Kosovës. Problem, pabesueshmëria e qeverisë

 

Le ta marrim të mirëqenë paketën prej 70 milionë USD dhe t’i shtojmë paketën e parë. Të dyja bashkë janë sa 2/3 e paketës së Kosovës, qe po bën gati paketën e dytë. E shikoni sa mbrapa jemi me paketën mbështetëse?

Pyetje: A i ka mundësitë kjo qeveri të financojë sa thoni ju?

Lulzim Basha: Pa diskutim që i ka. fakti qe po ecet me gjysmë paketë e gjysmë paketë, nga njëra anë është pak, por tregon se po të dojë, qeveria i gjen këto para dhe ne i kemi treguar edhe ku janë këto para.

Pyetje: Ku janë këto para?

Lulzim Basha: 120 milionë euro të koncesioneve, 100 milionë të investimeve publike, që gjithsesi këtë vit nuk kanë për t’u bërë dhe nuk janë prioritet dhe afro 40 milionë euro të tjera përbëjnë një shumë totale prej 260 milionë euro qe na jep mundësinë të jemi në një nivel me Kosovën, që ka më pak banorë. Akoma më dramatik është zbatimi i paketës. E vlerësova shumë kur kryeministri shkroi në 17 mars që në fund të marsit, të gjithë ata që janë dëmtuar do të kenë paratë në kontot e tyre bankare. Por kur diçka tjetër thuhet dhe diçka tjetër bëhet, nuk është vetëm problemi i pabesueshmërisë, problemi është çfarë arrin tek qytetari dhe kjo kushton shumë rëndë. Kemi një shkallë të lartë nervozizmi të shoqërisë, paqartësi dhe pasiguri.

Pyetje: Në fillim të bisedës ju thatë se do refuzoni që ju do të komunikoni me Z.Rama por ndërkohë jeni dakord që ekspertët e Partisë Demokratike...?

Lulzim Basha: Unë s'thashë asgjë të tillë. Përkundrazi ju thashë që prej fillimit kemi adoptuar një qasje krejt të ndryshme në raport me çdo opozitë të mëparshme në Shqipëri, madje do te thoja qe ne kemi komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, ne kemi propozuar, kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që qeveria të hedhë hapa të vendosur, pjesë të një plani të mirëmenduar si për tu përballur me situatën ashtu edhe për të dalë nga kriza. Dhe sa herë që qeveria e ka bërë këtë përsëri kemi komunikuar dhe kemi përshëndetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Only

Login to post comments