“Jeta nuk është si dikur, por të paktën…”/ Austria liroi masat, por paralajmëron se…

Tuesday, 14 Prill 2020 16:59

Kancelari austriak foli për një hap të parë drejt normalizimit. Kufizimet e daljes megjithatë mbeten dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Austria ka liruar, sipas planit, masat e rrepta në krizën e Coronas. Kancelari austriak Kurz tha në një konferencë shtypi se kjo ishte e mundur sepse numri i infeksioneve ka qenë në rënie. Ai foli për një gjendje të re normale. Jeta vërtet nuk është si dikur, por të paktën mund të bësh një hap të parë drejt hapjes, tha ai.

Në mënyrë të veçantë, kjo do të thotë që dyqanet e vogla si dhe tregjet e ndërtimit dhe të kopshteve mund të hapen përsëri.

20 metra katror hapësirë për çdo klient

Tregtia duhet të garantojë që çdo klient të ketë së paku 20 metra katror hapësirë. Deri të paktën në fund të prillit, njerëzve në Austri u lejohet të dalin në rrugë në kushte të caktuara: për shembull, të bëjnë pazar ose të shkojnë për shëtitje, të kujdesen për nevojtarët ose të bëjnë punë të rëndësishme.

Kufizimet e daljes megjithatë mbeten, dhe sipas Kurz-it, njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Sa më shumë liri të jetë e mundur, sa më shumë kufizim që të jetë e nevojshme, ky është udhëzimi për javët dhe muajt e ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober e sheh hapin e parë drejt hapjes si konfirmim të strategjisë për të mbajtur sa më të ulët numrin e të sëmurëve, por thekson: “Tani faza e dytë është një sfidë shumë e madhe. Sepse është e rëndësishme të mundësohet një hapje e sigurt, e kontrolluar, graduale, etj. pa u rritur shifrat”.

Sipas kancelarit të Austrisë, zhvillimi do të monitorohet nga afër: “Po të ecin shifrat në drejtim të gabuar, ne do të tërheqim frenën e urgjencës,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...