Mjeku i njohur apel bashkëqytetarëve shkodranë: Respektoni distancimin social, së shpejti ditë të mira do të vijnë

Tuesday, 14 Prill 2020 18:40

Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur Arben Beqiri, në një video-mesazh drejtuar kryesisht bashkëqytetarëve të tij shkodranë, flet mbi mënyrën si po kthehet Shkodra në vatrën e nxehtë të COVID-19 në vendin tonë, arsyet dhe masat që nuk duhen neglizhuar.

Sipas mjekut, përderisa nuk kemi raste të importuara nga shtete të tjera, të infektuarit e fundit vijnë për shkak ose të mosizolimit, ose të izolimit me vonesë.

 

"Nuk janë izoluar, ose janë izoluar me vonesë, duke krijuar kështu mundësinë e infektimit të të tjerëve dhe për të krijuar vatra të nxehta të përhapjes së Sars Cov-2", shprehet mjeku.

 
 

Në fund, doktor Beqiri ka edhe një mesazh për bashkëqytetarët e tij, gjë për të cilën sjell edhe shembullin e një kleriku.

 

"Qëndroni në shtëpi, respektoni distancimin social. Ditë më të mira do të vijnë edhe për ne", thekson mjeku.

Mesazhi i plotë:

Te dashur vellezer e motra shkodrane. 

Me shqetesim  po percjell lajmet e diteve, ne fakt, te oreve te fundit, per perhapjen e Covid 19 ne qytetin tone. 

Per shkak se, Shqiperia eshte ne nje mbyllje totale prej me se nje muaji dhe nuk importon me raste nga jashte, si rrjedhoje cdo vater e re qe krijohet, eshte rezultat dhe pasoje e drejtperdrejte e rasteve, qe kane qene ne kontakt me nje te infektuar, por qe nuk jane testuar, nuk jane izoluar, duke infektuar keshtu te tjere dhe per pasoje duke krijuar vatra te tjera te nxehta te perhapjes se Sars-Cov2.

Shkodra duket se tashme, eshte nje vater e nxehte e Covid 19.

Te dhenat per kete virus tinzar tregojne qe, nje perqindje e larte e personave te infekuar jane pa simptoma dhe mund t’ua transmetojne lehtesisht te tjereve kete semundje, dhe per disa prej te cileve mund te jete edhe vdekjeprurese. 

Ne profesionin tim si mjek, prej rreth 30 vitesh, gjithmone nese dicka nuk ka shkuar mire ne trajtimin e te semurit, problemin, veprimin ose mosveprimin, apo edhe arsyet e deshtimeve te rralla i kam kerkuar tek vetja, ndoshta tek semundja, asnjehere tek i semuri.

E pra sot, kam nje thirrje te dyfishte:

Te paren per autoritetet shqiptare, pergjegjese per menaxhimin e situates, duhet te intensifikoje testimin ne mase te popullates, e para se gjithash te personelit mjekesor pa perjashtim dhe ne menyre te perseritur. 

Testimi dhe investigimi epidemiologjik, shume me agresiv i shoqeruar me izolimin e te infektuarve dhe trajtimin e te semureve eshte e vetmja rruge per kufizimin e perhapjes dhe me pas rikthimit gradual ne normalitet. Ne kete moment eshte tejet jetike, transparenca maksimale mbi shifrat e te infektuarve , te te hospitalizuarve si edhe atyre qe fatkeqesisht humbasin luften me kete virus.

Thirrjen e dyte e kam per ju bashkqytetare:

Kerkon kurajo te mos takosh prinderit, t’ua lesh ushqimet te dera, te respektosh te gjitha porosite per distancimin social. Qytetaret e Shkodres mund te kene shume mungesa, te cilat vetem sa jane shtuar dhe perkeqesuar keto dite.  Por shpirtin e kurajos, sakrifices, burrnine e kane patur gjithmone me bollek! 

Ata jane ngujuar shpesh ne historine e tyre te lavdishme ne keshtjellen e tyre nga turqit, ne qytetin e tyre nga sllavet , ne lirite e tyre per gati gjysem shekulli nga komunizmi, por asnjehere nuk jane mposhtur.  Me me pak buke, por me me shume art dhe kulture, ato jane bere shembull per te gjithe Shqiperine. 
Ne fillimin e kesaj pandemie i telefonova nje miku te babait tim dhe timin gjithashtu me banim ne Shkoder dhe nder te tjera e porosita qe te mos dilte jashte shtepise dhe te mbante distance edhe me ato rreth tij. 

Ai mu pergjigj : babai im (nje ish klerik i izoluar ne kohen e diktatures) ka ndenjur mbyllur ne shtepi per 30 vite pa kaluar pragun e deres, sigurisht une mund te duroj edhe 30 dite.  Do te doja t’ua transmetoja edhe ju te gjitheve kete mesazh. Qendroni ne shtepi respektoni distancimin social. Shpejt kohe te mira do vine per secilin nga ne dhe per te gjithe qytetin e vendin ne teresi.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...