Pecnikaj: 'Masat shtrënguese pa strategji shkencore, deprimuese dhe shkatërruese për shqiptarët'

Tuesday, 14 Prill 2020 21:32

Doktori i shkencave në Kimi, Ilir Pecnikaj, shkruan në një shënim se përforcimi i masave shtrënguese pa pasur një strategji shkencore është deprimuese dhe shkatërruese për popullin shqiptar. 
'Ngujimi, dhe përforcimi i masave shtrënguese, pa një strategji shkencore për daljen nga kjo situatë, janë veç deprimuese dhe shkatërruese për popullin shqiptar. 

E vetmja gjë për të cilën të gjithë tashmë e kemi kuptuar, (dhe vetë këshilli teknik i Surrelit shpeshherë në mes rreshtash mundohet ta thotë) është se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha drejtimet, qoftë në atë të frenimit të përhapjes së pandemisë, qoftë në fushën e ekonomisë.

 

Nëse me kryeneçesinë e saj kjo qeveri vazhdon në këtë drejtim, ne nuk kemi për të arritur ndonjëherë të dalim nga kjo situatë, por do të zhytemi keq e më keq si popull.

 
 

Pas 34 ditëve në karantinë, sot gjendemi në një situatë hamullie totale për dy çështje të cilat nëse do të ishin përdorur me strategjinë e duhur, sot me patjetër, si popull do të shihnim “dritën në fund të tunelit”, dhe duke parë shtete të goditura tmerrësisht nga kjo pandemi (thuajse të gjitha vendet e qytetëruara) që po mendojnë për fazën e dytë, atë të daljës nga kjo gjëndje, qeveria jonë përsëri është duke shtërnguar masat deri në asfiksi për të gjithë popullsinë.

 

Cilat janë këto dy çështje?
1. Testimi.
2. Distancim social (karantinim)
Testimi ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe tani me ç’duket po bëhet kuturu. Kjo del në pah nga fakti se, përsonat që po testohen tani janë vetëm personel mjekësor në qëndra të ndryshme shëndetësore dhe polici, ku për shkak të mos sigururimit të mjeteve mbrojtëse nga qeveria, janë kthyer nga parandalues, në vatra infeksioni...

Po t’i kthehemi fakteve, deri tani janë bërë 4306 testime nga të cilët 475 raste kanë rezultuar pozitive.
(Nëse janë bërë 4306 tampone nuk janë kurrë 4306 persona, sepse minimalisht për çdo rast pozitiv, quhet i tillë, vetëm atëherë kur dy tamponë të njëpasnjëshme janë pozitive, po ashtu, një person quhet i shëruar vetëm kur dy tampone të njëpasnjëshme dalin negative). Por ne po e marrim si të vertetë që numri i dhënë nga MSH është vetëm për rastet e reja dhe jo dhe ato përsëritëse, e thënë me fjalë të tjera del se vetëm 1/650 persona është testuar, kjo për një periudhë prej më shumë se 60 ditësh.

Duke qënë se është e hapur kaq shumë në kohë, e gjithë pjesa e testuar më parë, që ka dalë negative, sot është e pa vlefshme, për një fakt shumë të thjeshtë që edhe ajo pjesë është vunerable siç dhe pjesa tjetër e popullsisë. Pra Komiteti Teknik i Surrelit, deri tani ka saktësuar se vetëm 232 vetë ose 1/12.500 persona janë të imunizuar.

Pika tjetër e dështimit total është karantinimi.

Karantinimi, siç është botërisht i njohur nga protokollet e OBSH, dhe siç e kemi kërkuar me kohë si departament i PD-së që të bëhej, duhet të ishte bërë në këto mënyra:
a) Karantinim i detyruar dhe i kontrolluar, për të gjithë personat që dalin pozitiv dhe për të gjithë ata që vijnë nga zona të nxehta (vatra infektuese)
b) Auto karntinim (për të gjithë ata persona që janë të dyshuar dhe rrinë në pritje të rezultatit të tamponit.
c) Karantinim i përgjithshëm. Mbyllje e të gjithë popullsisë në kushte të mirëpërcaktuara.

Në të tre këto pika qeveria ka dështuar.
a) Ka dështuar në karantinimin e detyruar (karantina e parcaktuar në Durrës) është bosh, ose nuk ka asnjë lloj informacioni për të.

Jashtë çdo lloj protokolli janë përdorur 3 hotele në Korçë si pika karantinimi për emigrantët dhe migratorët, të cilat në kundërshtim me ligjin Nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, paguhen nga vetë personat, ose nga shoqata bamirëse.
b) Po ashtu edhe autokarantinimi, për arsye se qeveria nuk ka parashikuar asnjë protokoll për mënyrat e veprimit dhe aq më keq, nuk është parashikuar asnjë fond për këtë pikë, ka dështuar.
c) Karantinimi i përgjithshëm është një flluskë e vërtetë. Këtu nuk është zbatuar apsolutisht asnjë kriter profesional, por janë zbatuar kriteret anadollake të komandos së Surrelit, Gjoba, Ushtri , Mitroloza e Persekutime të popullsisë, nga njëra anë, nxjerrje në tufë pa asnjë mjet mbrojtës, të gjithë popullatës njëherësh, më pas mbyllje totale, nga ana tjetër.

U pa qartazi në shumë qytete të mëdha të vendit grumbullime në qendrat e sherbimit, markatat dhe farmacitë, kjo për arsye të një fashe të shkurtër daljeje, duke krijuar kështu të ashtuquajturin “efekt stallë” nëpër këto ambiente, i cili e bën më optimale përhapjen e virusit.

Në vend që: Karantinimin e përgjithshëm ta shoqëronin me orare të zgjatura të hapjes së farmacive, markatave dhe ambienteve të shërbimeve jetike, deri në 24 orë. Kështu “leje daljeve” të shpërndahen në 24 për të bërë sa më të mundur kontrollin në daljet së popullatës, duke evituar grumbullimet, dhe për çdo dalje të krijohet mundësia e përdorimit të një maske:

Vetëm kështu mund të bëhej efikas karantinimin i përgjithshëm.
Vetëm kështu mund të bëhej një ngadalësim i shpërndarjes së virusit në kohë.
Vetëm kështu mund ti jepej mundësi mjekësisë, nga njëra anë për të kuruar rastet e rënda, dhe popullsisë për tu autoimunizuar nga ky virus, duke pritur me shpresën e daljes së një vaksine për të mundësuar imunizimin e pjesës tjetër të popullatës.

Ky është rezultati i kësaj strategjie?!
Kështu ne nuk mund të dalim asnjëherë nga kjo pandemi. Për të dalë nga kjo pandemi dhe për të bërë të mundur kthimin në jetën normale janë dy rrugë:

1) Testimi imunologjik dhe tampone, kjo me një strategji të mirëcaktuar, i shtrirë në të gjithë territorin. Mundësisht të gjithë popullsisë, për të qartësuar se kush është imun, dhe kush nuk e ka kaluar akoma këtë fazë. Personat imun të paisen me një çertifikatë dhe të lihen të lirë të levizin për t’ju kthyer jetës së përgjithshme. Pjesa tjetër, kryesisht mosha e tretë të lihet e izoluar (vetë izoluar), dhe nën kontroll. Detyrimi, me kosto të qeverisë, që çdo person potencialisht mbartës i virusit, të pajiset me maskë kur të dalë nga ambienti ku jeton. Vetëm kështu mund ti rikthehemi jetës normale. Ose:

2) Ta lëmë në dorë të Zotit. Çdo vdekje që mund të ndodhë ta quajmë “natyrale”. Në fund të shpallim që strategjia e Surrelit është “fanari ndriçues” i OBSH dhe me deomos OBSH-ja duhet ta adaptojë atë për pjesën tjetër të globit (...).
Në kushtet ku ndodhet, qeveria, për të mbuluar hamullinë e krijuar, po përpiqet që të shtojë dhunimin e popullit. Sot po shqyrtohet në parlament ndryshimi i Kodit Penal, për të dënuar me burg personat që thyejnë karantinën (në asnjë vend demokratik nuk ndryshohet Kodi Penal në raste krizash, sepse qeveria është parashikuar që të jetë aty, jo për të dhunuar popullin e saj por për ta drejtuar atë drejt një mirëqënjeje më të mirë).

Si mund të bëhet një gjë e tillë?

Për ta hedhur poshtë katërcipërisht këtë propozim të qeverisë, po bëj në përllogarijte të thjeshtë:
Po marr rastin kur: një përson i papërgjegjshën i cili e di që është pozitiv dhe del në xhiro pa leje. Kapet dhe në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal dënohet me 15 vjet burg.

Një i sëmurë i kushton taksapaguesve shqiptarë 46.23 euro në ditë (kjo në bazë të INSTAT). Pra ky person i kushton taksapaguesve rreth 250.000 euro për ta mbajtë në burg. Me 250.000€ shteti shqiptar mund të blejë 21.000 teste imunologjike (mesatarja 12 € një test). Shkurt me 100 raste, mos burgimi, mund të testojë të gjithë popullsinë . Kjo ishte një aritmetikë shumë e thjeshtë e cila e nxjerr komplet zbuluar këtë veprim të qeverisë. Duke bërë një testim të përgjithshëm, bëhet grupimi i personave, dhe në bazë të grupeve dhe masat e duhura të karantinimit dhe të kontrollit të tyre. Masa të tilla ulin ndjeshëm shpenzimet e qeverisë dhe nga ana tjetër, hap pas hapi, kthejnë në normalitet jetën e popullsisë.

Shkurt vetëm një qeveri diktatoriale mendon të mbajë një popull të tërë të burgosur në shtëpitë e tyre për një kohë të pa mbarim, duke i lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë mbështetje ekonomike, dhe nëse del, qoftë për të blerë një bukë për familjen e tij/saj (gjithmonë nëse i ka ngelur një lek në xhep) ta dergojë atë në burg.
Heret a vonë të gjithë diktatorët dhe levat e tyre e kanë marrë hakun e veprimeve që kanë bërë, por fatkeqësisht me një kosto shumë të madhe për popullin e tyre.' PhD, Ilir Pecnikaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...