Thyen izolimin,Policia greke gjobit 12 punëtorë shqiptarë të nisur për në atdhe

E Enjte, 16 Prill 2020 08:35

Policia greke ka gjobitur 12 punëtorë shqiptarë që po ktheheshin në vendin e tyre, pasi kishin punuar në ishullin Mikonos.
Gazetta greke njoftuan se ata kishin thyer rregullat e ndalim qarkullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kishin shkuar në fillim për në Igumenicë dhe më pas po bëheshin gati për në Shqipëri
Të dymbëdhjettë u gjobitën me nga 300 euro në Stacionin Qendror të Autobusëve të Athinës, KTEL Kifissos, siç treguan dhe pamjet e publikuara.
Policia greke (ELAS) njoftoi se i gjobiti në stacion, në kontekstin e masave që janë marrë për të kufizuar udhëtimet e panevojshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të gjithë udhëtonin pa lejen e nevojshme për të shkuar në Igumenicë dhe prej andej për Shqipëri. Ata vetë pretenduan në Polici se ishin punëtorë në Mikonos dhe se donin të ktheheshin në Shqipëri, ku jetonin.

Login to post comments