Infektologu kosovar: Numri i të infektuarve po rritet frikshëm, po na vijnë raste të rënda dhe shumë të vonuara

E Enjte, 16 Prill 2020 11:03

Infektologu Salih Ahmeti ka folur lidhur me gjendjen e pacientëve me Covid-19 që janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Ahmeti në Edicionin Special në Klan Kosova tha se rastet që po pranohen në trajtim kanë edhe komplikime të tjera shëndetësore.

“Këto rastet që kanë rezultuar pozitivë sot i kemi hospitalizuar. Gjithsej i kemi 62 raste të hospitalizuar me Covid-19, plus edhe një grup që është në pritje të rezultateve. Pasi t’iu merret mostra do të pritet për rezultatet virologjike të tyre”.

“Aq sa është brengosëse numri i rasteve që dalin, aq më brengosëse është edhe se kemi filluar të pranojmë numër më të madh të rasteve. Rastet janë gjithnjë e më të rënda dhe kur vijnë kanë edhe komplikime, si raste pak a shumë të vonuara”.
“Kishte me qenë e mundur që ne t’i pranojmë këto raste në fazat sa më të hershme, sepse përdorimi sa më i hershëm i terapisë në ditët e hershme është përcaktues i ecurisë së shërimit”.

Ai shtoi se mënyra e testimit nuk po bëhet në mënyrë të rastësishme, por nga kontaktet e mëparshme apo identifikimi në rrethet familjare si raste të kontaktit.

Ahmeti theksoi se ky numër duhej të ishte edhe më i madh, nëse do të kishte testime edhe më shumë.

“Ndërsa mostrat janë mostra të hulumtimit dhe gjurmimit e personave të cakut, pra janë mostra të kontaktit dhe nuk janë mostra të rastësishme. Ato janë marrë nga rrethet familjare apo identifikuar nga rastet e mëparshme”.

“Natyrisht numri i rasteve duhet të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh distribuimin e virusit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...