Ndëshkohen 217 drejtues mjetesh dhe 593 këmbësorë, 7 shoferëve tapë prangosen

E Enjte, 16 Prill 2020 13:30

Në kuadër të masave frenuese për përhapjen e COVID-19, policia gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin ka evidentuar 217 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Q., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l.

Po në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi M. H., banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. F., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në gjendje të dehur në masën 0.53 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. B., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l.

Në Dibër janë arrestuar shtetasit M. M. dhe D. D., pasi shtetasi M. M. drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, jashtë orarit të lejuar dhe në bashkëpunim me shtetasin D. D. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 593 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 11 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Vlorë është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, shtetasi B. H., banues në Dhërmi, Himarë, sepse, pas kontrollit të ushtruar në ninimarketin që ai administronte, u konstatua mungesë dokumentacioni dhe moslëshim i kuponit tatimor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...