“S’ka pagë lufte, por mbijetese”, Basha: Qeveria të lerë fjalët, por të ndihmojë qytetarët konkretisht

E Enjte, 16 Prill 2020 20:19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, deklaroi se nuk ka pagë lufte për qytetarët, por vetëm pagë mbijetese.


Nuk ka pagë lufte, por pagë mbijetese. Nëse llogarisim shpenzimet, për pagesën e energjisë, për ushqime etj, e kupton se është një pagë shumë e vogël. Nga kjo pagë as një e dhjeta e familjeve në nevojë nuk përfitojnë. Ndihma duhet të ishte dhënë që kur thamë ne, sikundër bëri Kosova.

Nuk do kishte një krizë të tillë. Biznesi do të kishte siguri për t’u mbështetur, vetë shteti do kishte garancinë e vazhdimit të një marrëdhënieje normale. Në fakt jemi në situate ku kemi tre humbës të mëdhenj.  Humbës kemi shoqërinë, biznesin dhe vetë shtetin. Na duhet urgjentisht plan strategjik”, tha Basha.

 

Lulzim Basha theksoi se qeveria ka vetëm fjalë dhe fatkeqësisht i mungojnë veprat.

“Kjo qeveri ka vetëm fjalë e jo vepra. Në Shqipëri na mungon vizioni për të dalë nga kjo situatë. Ka mungesë testimesh. Si mund të shuash zjarrin nëse nuk e di se ku është zjarri ose zjarrfikësi ka sytë e mbyllur? Si mund ta bësh? Prandaj na duhet rritja e testimeve, mbështetja urgjente e familjeve në nevojë, por me vepra dhe mbështetja e ekonomisë dhe biznesit, duke i konsideruar punëdhënës potencialë, e jo duke i sulmuar”, u shpreh Basha.

 
 

 

Modifikuar më E Enjte, 16 Prill 2020 20:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...