Presidenti Meta e zbulon: Basha dhe Rama debatuan për…

E Enjte, 16 Prill 2020 21:42

Presidenti Ilir Meta ka pranuar publikisht se ka patur debat mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kreu i shtetit zbuloi në emisionin Open në Top Channel edhe dy pikat e përplasjes. Për herë të parë, Meta nënvizoi nevojën e më shumë testeve. Kjo do të shërbente në hapjen e sigurtë të vendit, tha Meta.

Është folur shumë në media se ka pasur debat mes Bashës dhe Ramës, kishte debat?- e pyeti Eni Vasili.

“Do shqetësohesha po të mos kishte patur debat, lidhur me pikëpamjet e ndryshme për çështje të caktuara.  Është një sfidë që kërkon kohën e saj. Të gjithë në Shqipëri i kanë shërbyer zgjidhjes së krizës. Askush nuk është kundër kufizimeve, flitet vetëm për mënyrën e tyre”- tha Meta.

Debati ishte për ekonomine?- vijoi me pyetjet Eni Vasili.

“Nuk dua të bëhem zëdhënës i debateve të kësaj mbledhje. Nuk është sekret që opozita insiston tek testimet. Testimet kanë ardhur në rritje graduale, do të rriten edhe më tej. Nuk mendoj se qeveria është kundër. Është e domosdoshme të rritet numri i testimeve në shërbim të hapjes për ekonominë”- u shpreh presidenti në Open

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...