ME VIDEO/Momenti kur Drejtori i Policisë së Beratit dhunon në mes të rrugës mjekun e urgjencës dhe të vëllain farmacist, nuk kishin ‘leje’ për të dalë

E Enjte, 16 Prill 2020 21:54

Newsbomb.al siguron videon e momenti të dhunimit të mjekut urgjencës së Spitalit të Beratit Edison Skëndo, nga Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmetaj.

Siç shihet dhe në video, drejtori i Policisë dhunon dy vëllezërit Skëndo pasi kishin dalë poshtë shtëpisë së tyre, njëri me profesion mjek dhe tjetri me profesion farmacist. Drejtori Ahmetaj qëllon fillimisht njërin nga vëllezërit Skëndo dhe më pas e tërheq zvarr deri në ambientet e Drejtorisë së Policisë së qytetit. Preteks i dhunës së Drejtorit Ahmetaj ndaj dy vëllezërve Skëndo ka qenë një kerkesë për leje për dalje.

Kujtojmë se, në bazë të urdhrit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të masave për parandalimin e covid-19 në Shqipëri, personeli mjekësor, policia, mediat etj lejohen të lëvizin jashtë fashave orare dhe pa autorizim.

Edhe ish-sekretari i PD Namir Lapardhaja ka denoncuar rastin në fjalë duke thënë se debati ka nisur kur drejtori i Policisë së Beratit Hasan Ahmetaj i ka kërkuar lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Ahmetaj ka goditur vëllanë e mjekut dhe pastaj situata është thelluar edhe më tej.

Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjenden në ambienteve të DVP Berat, ndërsa nga ana e Policisë nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me rastin. /NEWSBOMB.AL

Ndiqni videon e mëposhtme: Momenti kur mjeku Edison Skëndo dhe i vëllai i tij dhunohen nga Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmetaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...