Bardh Spahia: Kur Edi Rama u beson gënjeshtrave të veta

Premte, 17 Prill 2020 18:36

Nga Bardh Spahia 

Kur e ushtron pushtetin me urdhëra verbalë, e pa lënë kohë për informim, kupton se ke lënë nam me gjoba. Ccfarë bën? Shfaqesh si “shpëtimtar” duke i falur, për të zhurmuar paaftësinë, e shpalosur personalizimin e pushtetit! Por prapë nuk vë mend, e vijon me të njëjtat urdhëra verbalë.

Ky mentalitet primitiv pastaj, bën që në 2020-ën, t’u kujtosh njerëzve sakrificat e para afro 80 viteve, se aty të ka ngelur ora, pavarësisht fasadës lukzoze. Pastaj vetëmburresh se të kanë komplimentuar dy kryeministra të huaj për rezultatet ndaj COVID-19, aty pastaj zbulon deri ku shkon deliri i të besuarit të gënjeshtrave që vetë ke prodhuar!

 
 

Qesharake sepse faktet janë kokëforta: vetëm rritja e testimeve po tregon se sa është përhapur Koronavirusi në Shqipëri. Normal, nëse nuk teston e gjurmon, do kesh pak raste e për pasojë, thjesht shifra të një realiteti fals!
Mbi të gjitha, Edi Rama asnjëherë nuk e ka shpjeguar se përse ka gënjyer shqiptarët, se nuk kishte virus në Shqipëri, kur e thënë me gojën e epidemiologes Silva Bino dhe e ilustruar edhe në grafikun që shoqëron informimin ditor të ministrisë së shëndetësisë, shenjat klinike të COVID janë konstatuar më 28 Shkurt.

 

Përse nuk u mor asnjë masë? Cfarë priste Edi Rama? Kështu që “shpëtimtari” duhet të ulet me këmbë në tokë sepse roli i policit nuk mjafton aspak. Duhet të zbatojë protokollet si vendet e tjera, edhe ato të kryeministrave që e kanë "komplimentuar": Sa më shumë testime dhe gjurmim të kontaktit!

Login to post comments