VIDEO/Vajza 9-vjeçare në Durrës shpërthen në lotë: Nuk kam telefon, ngela pa mësim

Premte, 17 Prill 2020 19:55

Emisioni inestigativ "BOOM"  solli këtë të premte në rubrikën "Shqipëria ka filtra" rastin e familjes Allamani në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Periudha e izolimit për shkak të koronavirusit ka rënduar së tepermi jetën e 9 pjesëtarëve të familjes.

 

Kryefamiljari Sure Allamani ka 20 vite që është i paralizuar, ndërkohë që edhe djali i tij së bashku me 4 fëmijët po përballen me probleme të rënda ekonomike.

 
 

Në dy muaj karantinë, askush nuk ka shkuar për ti dërguar ndihma.

 

"Kam 20 vjet i sëmurë, nuk ka ardhur njeri me më pa, jo me më ndihmu. Jemi dy pleq, çuni vetë i gjashtë. As ndihmë, asgjë."

"Vetëm panolina do 1500 lekë në ditë, ilaçet ku t'ja marr?3-4 herë në muaj e çoj në spital. Po marrim borxh për ushqime, kur nuk na japin rrimë pa ngrënë. U bëj thirrje të na sjellin ushqime, të na ndihmojnë. Jemi 9 pjesëtarë. Për mësimin online nuk kemi internet, ku të mësojnë fëmijët?"

Anjeza, vajza 9-vjeçare e familjes Allamani, ka mbetur gjatë gjithë kësaj kohe pa mësim kur po trumbetohet fort ai online.

Kur nisi ky proces, si duket Ministria e Arsimit nuk ka menduar për familjet me vështirësi ekonomike që nuk kanë telefona dhe internet.

"Nuk kam telefon që të marr mësuesin në telefon për të bërë detyrat. Nuk kam mësuar dot. Nuk kam telefon të bëj detyrat. Dua telefon të bëj detyrat." 

/Ora News

 
 
Modifikuar më Premte, 17 Prill 2020 20:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...