Edhe pse jo i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të ligjshme, kryebashkiaku i emëruar i Kukësit Safet Gjici kontrollon gjithçka në qytetin verilindor të vendit. Madje, edhe me dorë të hekurt.
Siç shihet në mesazhet e mëposhtme, të publikuara nga "Dosja.al", me një gjuhë gati-gati kërcënuese, Gjici shpërndan në një grup “Whatsappi“, me dhjetëra anëtarë listat me emrat e personave të infektuar e atyre që janë karantinuar sepse kanë patur kontakt me të infektuarit.
Emrat e personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri deri tani janë mbajtur sekret nga Inspektoriati i Shëndetit Publik, mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë, por ky standart nuk vlen për “parinë”.
Disave prej tyre, Gjici iu drejtohet si në rastin në fjalë: “Lëri llafet ti po boj atë që shkrova unë dhe rrij aty shpij 14 ditë ti kaq mos e zgjat asnjë gërmë me shkrujt këtu”.
Ja mesazhet: