Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kukës. Nga 40 tamponët e marra së fundmi në këtë qytet, kanë rezultuar pozitivë dy raste, të cilët janë familjarë të infermieres së konfirmuar të martën me koronavirus. Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në qytetin verilindor të vendit shkon në 11, 5 prej të cilëve personel mjekësor. Deri tani më tani janë 539 të infektuar në Shqipëri dhe 26 viktima.