Kur kryeministri ka vendosur shtetrrethimin 46 orësh që përfshin fundjavën, një skandal është prodhuar këtë mbrëmje ku protagonistë ka qenë edhe policia.
Një koncert i improvizuar në zonën e Astirit është kthyer në tubim duke bërë që qytetarët të kapnin taracat e pallateve. Siç shikohet edhe në këtë video të siguruar nga Syri Tv, me dhjetra qytetarë kanë lënë banesat duke u ngjitur në taraca.
Ndërsa nuk kanë munguar edhe nga ata që kanë zbritur dhe kërcyer në rrugë, Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në sy të policisë.