Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një lidhje direkte për emisionin “Ora 19:00” në Syri TV, është shprehur se, Aministia Fiskale e njoftuar sot nga qeveria është një ide e vjetër.
Sipas tij, këto janë hapa që qeveria i ndërmerr nga Facebook-u, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jenë në mëshirën e fatit.
“Hapa që merren nga Facebooku por që kurrë nuk arrijnë te qytetarët. 5 javë pas nisjes së karantinës janë të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë, ndërsa qeveria vazhdon të ngopë me lugë bosh. Rama ka një besueshmëri shumë të lartë kur flet për krimin dhe drogën, gjë që e tregon edhe tërheqja nga padia ndaj Bild. Janë dhjetëra të infektuar në orët e fundit nga fasoneritë që vazhdojnë të jenë të hapura. Qeveria nuk ka asnjë plan dhe strategji për nxjerren e e vendit nga kriza. Ekonomia po fundoset, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë asnjë kacidhe”, u shpreh Basha.