Ish-deputeti socialist: Koronavirusi një inskenim që po synon të na përdorë si kavje eskperimentale

Hënë, 20 Prill 2020 20:30

Ish-deputet i Partisë Socialiste, Eduart Bejko, shprehet se, pandemia e Koronavirusit është një inskenim që po synon ta përdorë njerëzimin si kavje eskperimentale.

Bejko me profesion doktor, aktualisht drejtor i Spitalit të Beratit, në një postim të tijin në Facebook shkruan ndër të tjera se, koronavirusi është një artikulim që do humbasë, por do të përdoret për të justifikuar stuhitë e programuara.

 

“Përshëndetje miqtë e mi..! Kam formatuar një mendim personal që: Dominanca e një rendi të ri botëror për të kontrolluar krijesën humane po bëhet reale më shumë se kurrë..Pandemia do të mbetet një term i harruar përballë asaj që është inskenuar për t’u luajtur më pas.

 
 

Shifrat nuk justifikojnë këtë pompim situate pavarësisht lancimeve mediatiko mortore pasi vdekjet janë brenda kornizave normale të çdo shteti ne raporti me popullsinë përkatëse ( si për ata me masa drastike dhe për ata me masa të moderuara)..

 

Druaj se njerëzimi thjesht po përdoret si nje kavje eksperimentale qe ka gjasa te rezultojë në një kontroll burgimi mendor, fizik dhe shpirteror..

Corona virusi?? Ehhh….nje artikulim qe do humbase shpejt por edhe qe do sherbeje si nje justifikator përballë “stuhive te tjera tashme te programuara” qe do perjetoje njeriu ne planetin tone..
Qofsha i gabuar..gjithsesi nje mendim i ndare me ju ishte.. Do rrojmë dhe te shohim…!! Kalofshi sa më lehtshëm ne këto kohë te turbullta..!!!!”, shkruan Bejko.

Image

Modifikuar më Hënë, 20 Prill 2020 20:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...