Rikthehet Operacioni Forca e Ligjit me sekuestrime automjetesh.
Burime për ABC News kanë njoftuar se ditën e premte janë sekuestruar 3 automjete luksoze të cilat kanë qenë në rrethe të ndryshme
Dyshohet se makinat janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Pronarët e tyre janë të akuzuar për trafik droge.
Ditën e sotme pritet që kërkesa e OFL ti kalojë SPAK për të vlerësuar sekuestrimin në bazë të aktit normativ.
OFL nga sot do të rikthehet në normalitet.
Për detaje të tjera pritet një dalje për mediat në orët në vijim.
Operacioni Forca e Ligjit prej më shumë se një muaj nuk ka bërë asnjë sekuestro për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që ka shkaktuar koronavirusi.