Si e zbulova pacientin zero rastësisht/ Mjeku tregon si ra në kontakt për shkak të njohjes familjare

Tuesday, 21 Prill 2020 17:43

Epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi. Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.

Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.

Si ratë në kontakt me këtë rast?

Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja.

Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin

Kishit frikë?

Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.

Shkuat?

Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...