Alibeaj: Rama jo vetëm që shëndetin dhe ekonominë s'e ruan, por po instalon edhe diktaturën

Tuesday, 21 Prill 2020 19:36

Në një lidhje me Skype për emisionin "Ora 19:00" në Syri TV, ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet e fundit në vend, ndërsa akuzoi qeverinë se po cënon parimet bazë të demokracisë.

"Mungesa e transparencës së qeverisë në pikën më të zezë të vendit, kur duhej të ishte maksimale për ti dhënë qytetarëve qetësi dhe siguri dhe për të përdorur në mënyrë sa më nikoqire ato të ardhura që ky vend i varfër ka. Pretendimet tona janë të tilla që shkojnë në angazhimin e çdokujt, kryesisht qeverisë. Tre janë gjërat që duhen ruajtur: shëndeti, ekonomia dhe shteti i së drejtës (demokracia). Duhej të ruheshin fort siç kanë bërë edhe shtete të tjera", u shpreh ish-deputeti.

 

Sa i përket vendimit të qeverisë për të zgjatur periudhën e fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor, Alibeaj dha këtë përgjigje:

 
 

"Mjafton të shohësh ato çfarë thotë qeveria. Nga mëngjesi në darkë trumbeton se gjendja është e mirë, madje është ai heroi i momentit. Pse u dashka të shtyhet deri në qershor? Së dyti, ky vend ka bërë njoftimin e Këshillit të Europës për të mos njohur Konventën e të Drejtave të Njeriut. Mirë që shëndetin dhe ekonominë nuk ua mbron shqiptarëve, por të drejtat e njeriut, që bëjnë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë, pas 30 vitesh bën të njëjtën gjë. 

 

Cilat ishin vendet që kishin bërë këtë kërkesë? Nga 48 vende anëtare, 3 ose 4 vende e kishin bërë një gjë të tillë. Mes tyre Maqedonia dhe Serbia".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...