“The Guardian” shkruan për fluturimet pas karantinës, ja si do të ndryshojnë çmimet e biletave kur të hapen kufijtë

E mërkurë, 22 Prill 2020 18:22

Ditët kur gjenim bileta fluturimi të lira duket se do të përfundojnë, pasi kompanitë ajrore do të  ajrore detyrohen të prezantojnë masa e distancës fizike në avionët e tyre, për shkak të pandemisë Covid-19.

Alexandre de Juniac, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (Iata) ne nje konference per mediat u shpreh se nëse avonet do te merrnin me pak passagjere per shkak te distancave sociale qe duhet te kete gjithsecili, linjat ajrore do të duhet të rritin çmimet e biletave të tyre në të paktën 50% ose do të falimentojnë.

“Ose do të fluturoni me të njëjtin çmim, duke shitur biletën me të njëjtin çmim mesatar si më parë, dhe kështu do të humbni para, por ne kete forme do të jetë e pamundur t’i kryeni të gjitha fluturimet; ose do të rrisni çmimet e biletave me të paktën 50% dhe do të jeni në gjendje të fluturoni me një fitim minimal. Kjo do të thotë që, nëse imponohet distanca fizike në avionë, fluturimet me çmim të lirë merr fund”, tha ai.

Sipas Iata-s, trafiku ajror i brendshëm është ulur me 70% që nga fillimi i janarit për shkak të pandemisë dhe rikuperimi i këtij sektori në të gjithë botën do të jetë i ngadaltë. Ndërsa rrugët e brendshme do të hapen më shpejt se udhëtimet jashtë vendit, mungesa e besimit të klientëve do ta vështirësojë rikuperimin, shkruan The Guardian. 

Iata po zhvillon samite rajonale me qeveritë këtë javë dhe bëri thirrje për masa forcuese të rritjes së besimit. Ndërsa disa vende evropiane po fillojnë të lehtësojnë masat kufizuese, një reagim i menjëhershëm nga rënia katastrofike e kërkesës së pasagjerëve duket e pamundur.

Organi i aviacionit pret që të ardhurat globale të pasagjerëve në vitin 2020 të jenë pak më shumë se gjysma e vitit të kaluar, një humbje prej 314 miliardë dollarësh.

 
Login to post comments