Abuzimi nga fqinji i moshuar, 17 vjeçarja nga Saranda pajiset me urdhër mbrojtje nga prindërit e vet
SARANDE
Në gjykatën e Sarandës mesditën e së enjtes është zhvilluar seanca gjyqësore, pas një kërkesë padije të bërë nga Zyra e Sherbimeve Sociale e Bashkisë, Sarandë, për pajisjen me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje të 17 vjeçares S.B nga prindët e vet, Vullnet dhe Elida Bekteshi.
17 vjeçarja S.B është adoleshentja për të cilën është ndaluar nga policia dy ditë më parë 72- vjeçari, Barjam Tusha, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Ndërkohë që 17 -vjeçarja që nga mbasditja e së mërkurës ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes, sipas këtij urdhëri, është deri në datën e përfundimit të gjykimit për vërtetimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, deri në datën 30 prill 2020, në orën 11.00.