Pasi dje vizitoi kanionet e Osumit, presidenti Ilir Meta ditën e sotme shfaqet në vendlindjen e tij, në Çepan të Skraparit. Meta ka shfrytëzuar këtë të diel për të qenë në fshatin e tij, ndërsa ka lënë për pak çaste mënjanë politikën.
Kreu i shtetit përmes një video nga ky fshat, përshëndet shqiptarët dhe iu uron atyre një ditë të mbarë.
“Përshëndetje të gjithëve, nga Çepani, vendlindja ime. T’ja kaloni sa më mirë sot.”, shprehet Meta në video, ku shihet mes natyrës.