Talljet e Ramës me shqiptarët, kurba qesharake dhe rasti anglez

Diel, 26 Prill 2020 12:56

Kurba e rasteve me koronavirus në Shqipëri vazhdoi të bëhet akoma më e çuditshme këto tri ditë, ndërsa mediat sociale janë mbushur me meme ku thuhet se qeveria nuk bën testime sepse e di se kështu shtohen rastet.

Në këtë mënyrë, duket se kurba është e gjitha një shpikje sipas humorit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Kontrolloni të gjitha kurbat e tjera në botë dhe nuk do gjeni asnjë të ngjashme me rastin shqiptar.

 
 

Por në bazë të humorit të kryeministrit Edi Rama vendosen edhe fashat orare të lëvizjes. Edhe sot mijëra njerëz dolën në rrugë deri në orën 11:00, pasi dihet se deri në këtë orë virusi ‘fle gjumë’. Më pas izolohemi, sepse në rrugë del virusi.

 
 
 

Kryeministri nuk merr asnjëherë mundimin të shpjegojë te shqiptarët se ku i bazon këto urdhra që jep nga FB i tij: E para a kanë një bazë ligjore, dhe e dyta, a janë këshilla që dalin nga ekspertë shkencorë?

 
 

Komiteti Teknik që ka shpikur ai është vetëm një gjetje tallëse, pasi për gjithçka vendos ai vetë në FB e tij.

Për të kuptuar sa rëndë është situata, merrni rastin e Anglisë. Atje ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik prania e këshilltarit të kryeministrit Boris Johnson në komitetit shkencor të koronavirusit. Politika dhe mediat thonë se prania e Dominic Cummings në takimin e këtij grupi teknikësh ka kompromentuar pavarësinë e tij.

Në Shqipëri as nuk dihet se çfarë bën ky komitet teknik, që thuhet se drejtohet nga motra e ish-partneres së kryeministrit. Kjo sepse në Shqipëri nuk kemi nevojë për ekspertë dhe shkencëtarë sepse kemi një kryeministër që është mjek, virolog, epidemiolog, psikiatër, psikolog, humorolog, të gjitha bashkë. Kurse shqiptarët e durojnë këtë tallje për hir të situatës.

Login to post comments