Atentati në Durrës/ Mesazhi që u gjet në telefonin e njëri prej vëllezërve

Tuesday, 28 Prill 2020 13:55

Hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e viktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekzekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

‘Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrolluar. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve’, tha Hoxha në studion e AbcNews

Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

 

‘Të dhënat tregojnë se autorët janë përgatitur. Çdo atentat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti djeg. Dikush është paguar për këtë.

Dje një nga elementët që po kërkohet te kamerat e sigurisë, është fakti nëse autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Edhe në rastin konkret meqenëse vëllezërit kanë qenë të izoluar, janë goditur pasi kanë dalë nga servisi.

Atentatorët kanë pasur informacione të saktë për lëvizjet e tyre. Aty nuk ka shumë kamera sigurie. Janë sekuestruar më shumë se 8 kamera. Po kërkohet për drejtimet nga ka lëvizur automjeti. Në rastin konkret nuk është gjetur makinë e djegur. Kjo e bën më të vështirë’, deklaroi gazetari. /Abcnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...